Barcelona mendon për Locatellin si zëvendësuesin e Busquets

Barcelona mendon për Locatellin si zëvendësuesin e Busquets

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar një lajm të bujshëm, duke shkruar se Barcelona është vënë në ndjekje të mesfushorit të Sassuolos, Manuel Locatelli, i cili shihet si pasuesi i Sergio Busquets në mesfushën katalanase, njofton Insajderi.

Locatelli ka zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e Sassuolos duke rënë në sy të shumë ekipeve. Skuadra me e favorizuar për momentin është Juventusi e cila ka avancuar në bisedime me klubin italian, por futja në lojë e Barcelonës mund të ndryshojë gjithçka. Blaugranasit kanë ofruar 35 milion ëeuro, por pretendimi i Sassuolos është 40 milionë euro.

Mesfushori italian shihet si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets në mesfushë, me këtë të fundit që këtë sezon festoi 32 vjetorin dhe rendimenti i tij ka rënë. Locatelli ka dalë si lojtar nga akademia e Milanit, por u largua në vitin 2018 duke u cilësuar si dështim nga drejtuesit ‘kuqezi’. /Insajderi.com