Barcelona mposht Juventusin në Torino

Barcelona mposht Juventusin në Torino

Kryendeshja e gjiros së dytë në Ligën e Kampionëve, ishte ajo e zhvilluar në Torino të Italisë, ku fitore shënuan vizitorët nga Spanja, njofton Insajderi.

Në minutën e 14’ të ndeshjes, spanjollët shënuan golin e  parë me anë të sulmuesit francez, Dembele. Me rezultat minimal për mysafirët u mbyll pjesa e  parë.

Në pjesën e dytë, italianët tentuan disa herë të barazonin rezultatin, mirëpo ishin të pa fuqishëm, pa yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Në minutën e 88’ të ndeshjes, Juventus mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi mbrojtësi turk Merih Demiral u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në  minutat shtesë, Barcelona nxori një penallti, pasi Ansu Fati u pengua në mënyrë të pa lejuar nga Federico Bernardeschi. Nga pika e bardhë, ishte i saktë Lionel Messi, duke realizuar për rezultatin përfundimtar, Juventus 0 – 2 Barcelona.

Me këtë fitore, blaugranët kanë gjashtë pikë në dy ndeshje dhe kryesojnë grupin G, ndërsa Juventus ngelet në tre pikë dhe zë vendin e dytë në grup. /Insajderi.com