Barcelona ka lënë pas zhgënjimin e barazimit ndaj Eibarit, teksa është rikthyer te fitorja ditën e sotme, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Huesca-n në transfertë, njofton Insajderi.
Ndeshjen e vendosi goli i Frenki De Jong, i cili shënoi në minutën e 27-të pas një asisti perfekt të marrë nga Messi.
Pas golit katalanasit kishin disa raste të tjera për shënim, por nuk ia dolën të finalizojnë me sukses.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë, tetë pikë më pak se rivalët e Realit dhe 10 pikë më pak se kryesuesit e Atleticos. /Insajderi.com