Barcelona mposht Osasunën, i afrohet kreut

Barcelona mposht Osasunën, i afrohet kreut

Barcelona mposhti me rezultatin 0:2 Osasunën në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të La Ligës, njofton Insajderi.

Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për skuadrën e Koeman-it, që e ka ngushtuar diferencën në dy pikë nga kryesuesit e Atletico Madrid që kanë dy ndeshje më pak se katalanasit.

Jordi Alba hapi serinë e golave në minutën e 30-të, pas asistit të Messit, ndërkohë që në të 83-tën minutë, ishte 18 vjeçari Moriba, i cili i hedhur nga stoli në minutën e 67-të në vend të Busquets, gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Talenti katalanas, çoi në rrjetë një asist të Messit. Pas këtij triumfi Barça do të shpresojë te një hap fals i Atleticos në derbin e ditës së diel ndaj Real Madrid. /Insajderi.com