Barcelona mposht Sociedad-in

Barcelona mposht Sociedad-in

Në javën e 14-të në La Liga, Barcelona ka mposhtur në “Camp Nou” ekipin bask të Real Sociedad me rezultat 2:1, njofton Insajderi.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me Willian Jose në minutën e 27-të, ndërsa barazuan nikoqirët me Jordi Alba pas katër minutash.

Dy minuta para se skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes, vendasit krijuan epërsi qe do ta mbanin deri ën fundin e takimit. Frenkie de Jong shënoi për shifrat 2:1.

Me këtë fitore Barcelona ngritët në vendin e pestë në tabelë me 20 pikë me 12 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Sociedad mbetet në vendin e dytë me 26 pikë. /Insajderi.com