Barcelona në kërkim të trajnerit të ri

Barcelona në kërkim të trajnerit të ri

Drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar për trajnerin e ri, nëse Luis Enrique nuk e vazhdon kontratën.

Frank de Boer, trajneri holandez, është kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës, nëse Luis Enrique nuk e vazhdon kontratën, raporton Caciomercato.com.

De Boer së fundit ka drejtuar Interin, por është shkarkuar shkaku i rezultateve të dobëta.

De Boer më herët ishte trajner i ekipit holandez, Ajax.

Enrique ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit, por deri më tani nuk ka dhënë sinjale pozitive nëse do të vazhdojë kontratën.

Për këtë, drejtuesit e gjigantit nga La Liga janë duke menduar për trajnerin e ri të ekipit.