Barcelona në krizë rezultatesh

Barcelona në krizë rezultatesh

Ndaj Cadizit u prit që do të rrëmbenin pikët e plota, por Barcelona nuk po arrin asesi të “këndellet”.

Të udhëhequr nga Ronald Koeman, katalunasit e regjistruan barazimin e dytë radhazi, duke treguar që po kalojnë nëpër krizë rezultatesh, shkruan Insajderi.com.

Edhe pse Cadizi renditet në pozitën e 14-të në tabelë, Barca ishte e pafuqishme për të i shënuar gol, dhe ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa fokusi ishte dikund tjetër.

Pas kësaj ndeshje, Koeman dha një intervistë ku në një pikë të saj tha “Pesidenti ka shkuar në hotel dhe ne i kemi thënë lamtumirë. Ne ndoshta kemi më shumë ditë për të folur nëse ai dëshiron që ne të flasim “.

Ndërsa, në media të ndryshme spanjolle është duke u raportuar se “aventura” e Ronald Koeman në “Camp Nou” ka përfunduar dhe se ata janë në kërkim të një trajneri të ri.

Një sjellje të “çuditshme”, hoalendezi e kishte pasur edhe para kësaj ndeshje, kur kishte mbajtur një konferencë për shtyp, ku vetëm e kishte lexuar një letër dhe nuk ishte përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Si pasardhës i tij në stolin e trajnerit, po lakohet emri i Roberto Martinez që është selektor i Belgjikës, ndërsa zërat se Xavi Hernandez do vie nuk janë të paktë.

Aktualisht, Barcelona gjenden në vendin e shtatë në La Liga, me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara./Insajderi.com