Barcelona në probleme serioze

Barcelona në probleme serioze

Klubi spanjoll, Barcelona është duke kaluar probleme serioze në klub, shkruan Insajderi.

Kjo pasi ata nuk mund të regjistrojnë asnjërin nga transferimet e reja sepse nuk mund të kalojnë limitin e pagesave në LaLiga.

Pavarësisht se shitën Konrad de la Fuenten, Jean-Clair Todibon dhe Junior Firpon, katalanasit duhet të ulin faturën e pagave prej 200 mijë euro.

Asnjë lojtar nuk dëshiron t’i zbritet paga e tyre, derisa asnjëri nga ta nuk dëshiron as të largohet nga klubi.

Blaugranët transferuan Sergio kun Agueron, Memphis Depayn, Eric Garcian dhe Emerson deri tani gjatë këtij afati kalimtar./insajderi.com