Barcelona nuk largohet nga Superliga evropiane

Barcelona nuk largohet nga Superliga evropiane

Barcelona nuk do të largohet nga projekti i Superligës evropiane.

Kështu ka deklaruar presidenti i klubit, Joan Laporta.

Por, ai mendon se duhet të ketë një dialog me UEFA-n mbi këtë çështje.

“Superliga Evropiane është e nevojshme, por fjala e fundit do jetë me shoqërinë. Jemi të hapur për dialog me UEFA-në”.

Deri më tash shumica e skuadrave që themeluan ligën janë larguar.

Por, presidenti i këtij projekti, Florentino Perez, ka deklaruar se “asnjë skuadër nuk është larguar”.

Pasi sipas tij duhet të paguajnë nëse e bëjnë një gjë të tillë. /Insajderi.com