Barcelona i ofron kontratë të re Iniestas

Barcelona i ofron kontratë të re Iniestas

Përveç ofertës së rinovimit, që së shpejti do t’i prezantohet Leo Messit, Barcelona, gjithashtu, është duke punuar paralelisht për marrëveshje të reja me lojtarë të tjerë, duke pasur project sportiv afatshkurtër dhe afatmesëm. Ivan Rakitic, Marc Ter Stegen dhe Andres Iniesta janë në proces rinovimi.

Rakitic dhe portieri gjerman janë operacione shumë të ngjashme, me formalitet të njëjtë: atryre do t’u ofrohen pesë vjet kontratë. Kroatit dhe Ter Stegen u është propozuar zgjerimi i marrëveshjeve aktuale me Barcelonën deri në vitin 2022.

Rasti i Andres Iniesta është i ndryshëm. Në maj mbush 33 vjeç dhe është logjike që klubi t’ia rinovojë kontratën çdo vit. Lajmi i madh është se klubi katalanas do t’i ofrojë një kontratë jete Iniestës.

Kjo nënkupton se mesfushori do të jetë pjesë e ekipit të parë, derisa ai e sheh të arsyeshme, derisa të ketë përgatitje fizike, ambicie dhe dëshirë për të qëndruar lojtar i Barcelonës. Pasi Iniesta të “varë këpucët”, ai do të vazhdojë të jetë i lidhur me Barcelonën, në pozitën që të dyja palët bien dakord.