Barcelona pa dy yje në ndeshjen e kthimit kundër Napolit

Barcelona pa dy yje në ndeshjen e kthimit kundër Napolit

Dy yje të Barcelonës do të mungojnë në ndeshjen e kthimit kundër Napolit.

Napoli dhe Barcelona dje kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve në stadiumin ‘San Paolo’.

Por, në ndeshjen e kthimit trajneri i Barcelonës, Quique Setien nuk do të mund të llogarisë në Sergio Busquets dhe Arturo Vidal.

Kjo pasi lojtarët u ndëshkuan me kartonë të verdhë gjatë ndeshjes.

Sergio Busquets në minutën e 49’ u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje në Dries Mertens, kështu duke u konfirmuar si mungesë për takimin e ardhshëm.

Teksa pak para përfundimit të lojës, Arturo Vidal mori dy kartonë të verdhë, për të dalë jashtë me të kuq.