
Barcelona nuk ka përsëritur gabimin e rivalëve të Realit të Madridit në Kupën e Mbretit, teksa katalanasit janë kualifikuar ditën e sotme në fazën e 1/16-ve, duke eliminuar Cornella-n, që bënë gara në Ligën e Dytë spanjolle, njofton Insajderi.
Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa katalanasit shënuan dy gola në 30 minutat shtesë, për të marrë kualifikimin, falë golave të Dembele në minutën e 92-të dhe Braithawaite në minutën e 120-të.
Kujtojmë se Barcelona humbi dy penallti gjatë kohës së rregullt, fillimisht me Pjaniç në minutën e 39-të dhe më pas me Dembele në minutën e 80-të. /Insajderi.com