Barcelona pas sulmuesit të Atletico Madrid

Barcelona pas sulmuesit të Atletico Madrid

Edhe pas transferimit të Mempis Depay dhe Sergio Aguero, Barcelona vazhdon të jetë në kërkim edhe të një sulmuesit.

Siç raporton “Goal”, katalanasit janë duke kërkuar të sulmuesit të Atletico Madrid, Joao Felix në formë huazimi.

Joao Felix

 

Megjithatë, “Los Colchoneros” kanë refuzuar direkt ofertën e tyre dhe kanë refuzuar të vazhdojnë bisedimet me “Blaugrat” për transferimin e tij në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Ofertë ishte bërë përmes agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, me Barcelonën e cila kishte shprehur interesim të madh për një lojtar që ata kishin shënjestruar më parë.

Por, Atletico nuk e ka ndërmend ta shesë portugezin, madje atë e konsiderojnë si “xhevahirin” e së ardhmes së klubit dhe për këtë arsye nuk po mendojnë të heqin dorë nga 21-vjeçari.

Joao Felix u transferua te Atletico Madrid nga Benfica në vitin 2019 për 126 milionë euro./Insajderi.com