Barcelona për shkak të numrit të madh të turistëve me rregulla të reja

Barcelona për shkak të numrit të madh të turistëve me rregulla të reja

Ardhjet e mëdha të  turistëve në Barcelonën qendrore janë  bërë një problem real, rritje të çmimeve të pronave, niveli i lartë i zhurmës dhe largimi i banorëve vendas.

Qyteti spanjoll  ka 1.6 milionë banorë i cili mirëpret rreth 30 milionë vizitorë në vit, raporton CNN.

Vendbanimet në zonat e njohura në qendër të qytetit tashmë janë vërshuara  nga vizitorët në numër të madh dhe një studim i ri tregon se turizmi lokal është bërë shqetësimi më i madh në mesin e vendasve.

Këshilli i Qytetit të Barcelonës u detyrua të veprojë, duke futur rregulla të reja të premten për të marrë masa të ashpra të turizmit për qendrën e qytetit.

Këshilli ka miratuar rregulla të reja që do të frenoj ndërtimin e hoteleve në zonën e qendrës dhe ndalimin e lëshimit me qira të shtëpive private nëpër faqet e internetit siç janë Airbnb.

Rregullat janë të vendosur të hyjnë në fuqi në fillim të muajit shkurt.

“Barcelona po merr gjithnjë e më shumë turistë … Gjithkush dëshiron të vijë këtu. Kjo është e mirë, por ne jemi të vetëdijshëm se njerëzit që jetojnë në Barcelonë janë duke  pasur gjithnjë e më shumë probleme me turizmin,” ka thënë një zëdhënës i këshillit të qytetit  për CNN Money. “Ne nuk jemi kundër turizmit. Por ne kemi nevojë për rregulla”. /Insajderi.com