Barcelona po e “falë” Rakitic – Alarmohen klubet e tjera

Barcelona po e “falë” Rakitic – Alarmohen klubet e tjera

Klubi nga Katalonia, Barcelona, kohë më parë e ka hedhur në shitje mesfushorin e tyre, Ivan Rakitic – i cili nuk bënë pjesë në planet e klubit të Barcelonës.

Mediat në Spanjë, kanë raportuar se drejtuesit e klubit katalan, kanë ulur çmimin e Rakitic, në mënyrë drastike – vetëm që të arrijnë të zënë hapin e fundit, e të përfitojnë nga shitja e lojtarit, që tani i ka mbushur 32 vite, transmeton Insajderi.

Klubi i Barcelonës, po ballafaqohet me humbje të mëdha nga pandemia. Ata kanë raportuar mbi 200 milion euro humbje, prej muajit mars dhe gjërat do të përkeqësohen, nëse nuk ndodhë ndonjë mrekulli. Ata janë duke tentuar të shesin lojtarët e tyre, të cilët konsiderohen të pa nevojshëm, në mënyrë që të përfitojnë nga shitjet e tyre, si dhe të reduktojnë numrin e rrogave brenda klubit.

Ish klubi i Raktic, Sevilla, ka filluar menjëherë interesimin për mesfushorin nga Kroacia, por ka edhe shumë klube të tjera, të interesuara për shërbimet e lojtarit./Insajderi.com.