Ekipi i Barcelonës, është duke e shitur yllin e saj të mbrojtjes, Nelson Semedo, tek ekipi i Wolves.
Fabrizio Romano, e ka raportuar si të kryer këtë transferim, pasi sipas tij, Wolves ka bërë ofertë prej 40 milion eurosh për Semedo, ofertë kjo që është pranuar nga drejtuesit e Barcelonës, transmeton Insajderi.
Semedo, është një nga mbrojtësit më të mirë të Barcelonës dhe shitja e tij është befasi për fansat e këtij klubi, por duket se qëllimi i Ronald Koeman, është që ata të grumbullojë fonte për transferime të reja, pasi momentalisht, Barcelona nuk ka para të gatshme për të bërë përforcime./Insajderi.com.