Barcelona po e vëzhgon mesfushorin e Milanit

Barcelona po e vëzhgon mesfushorin e Milanit

Opsionet në mesfushë nuk i ka të pakta, por Ronald Koeman duket që nuk është i kënaqur me këtë repart dhe dëshiron që të sjellë emra të rinjë në “Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivos”, katalunasit janë duke e vëzhguar me kujdes futbollistin e Milanit, Franck Kessie, përcjellë Insajderi.com.

22 vjeçarit i skadon kontrata rosonerët në vitin 2022 dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

Report: Growing distance between Kessie and Milan - Football Italia

Kessie – gjatë një ndeshje kampionale

Në verën e ardhshme ai do të jetë futbollist i lirë dhe blaugranët do të mund ta transferonin pa shpenzuar asnjë cent.

Kessie, njihet për lojën e fortë në aspektin fizik, element të cilin trajneri i Barces po e kërkon tash e një kohë për mesfushë.

Momentalisht, Barcelona ka këta mesfushorë: Pedri, Gavi, Nico, Busquets, De Jong, Puig dhe Coutinho.

Sa i përket kampionatit, ata gjenden në pozitën e nëntë në tabelë, me 12 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e ardhshme do e zhvillojnë me datë 17 tetor kundër Valencias./Insajderi.com