Barcelona ka fituar një tjetër El Clasico me Real e Madrid, atë të legjendave. Ndeshja e zhvilluar në Beirut mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-2 për skuadrën blaug" />

Barcelona sërish mposht Realin

Barcelona sërish mposht Realin

Barcelona ka fituar një tjetër El Clasico me Real e Madrid, atë të legjendave. Ndeshja e zhvilluar në Beirut mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-2 për skuadrën blaugrana.

Skuadra katalunase përfaqësohej në këtë ndeshje nga emra të tillë si Zambrota, Coco, Abidal, Davids e padyshim Ronaldinho që është edhe në rolin e ambasadorit të klubit katalanas, ndërsa për legjendat e Realit të Madridit në fushë ishin Roberto Carlos, Morientes, Karembeu dhe Savio.

Ai që mori të gjithë vëmendjen e kësaj supersfide ishte pikërisht Ronaldinho që tregoi edhe njëherë magjinë e tij duke dhënë 3 pasime fantastike në këtë fitore të Legjendave të Barcelonës.

Giuly shënoi 2 herë për Barcelonën, golin e parë dhe të tretë, ndërkohë që shënoi emrin e tij mes shënuesve edhe Simao. Reali i Madridit nga ana e tij u kundërpërgjigj me Fernando Sanz dhe Javi Guerrero.

Legjendat e Barcelonës do të kthehen në fushat e lojës në 30 qershor për të luajtur një sfidë me ata të Manchester United në Camp Nou.

https://www.youtube.com/watch?v=HKQ2VvPdsEY