
Në kudër të javës së mbetur, javës së dytë në La Liga, Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme te Athletic Bilbao me rezultat 3:2, njofton Insajderi.
Nikoqirët e Bilbao-s shënuan të parët me Inaki Williams kur po zhvillohej minuta e tretë e ndeshjes. Mirëpo në pjesën e parë përmbysën rezultatin mysafirët nga Barcelona me Pedri (14’) dhe Messi (38’).
Në pjesën e dytë, Messi shënoi edhe nje herë tjetër (62’), për të bërë më komode pjesën tjetër të takimit për trajnerin Koeman.
Në minutat e fundit të ndeshjes, vendasit ngushtuan rezultatin me Iker Munian. Me rezultat 3:2 për Barcelonën u mbyll takimi.
Me këto tre pikë, Barcelona ngritet në vendin e tretë në ligë me 31 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në pozitën e nëntë me 21 pikë. /Insajderi.com