Barcelona shkatërron Sporting Gijonin

Barcelona ka shkatërruar si mysafir Sporting Gijonin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0. Në këtë ndeshje mungoi pesë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, për shkak të një problemi muskulor.

Barcelona shkatërron Sporting Gijonin

Barcelona di të fitojë edhe pa Lionel Messin. Skuadra e Luis Enriques, në mungesë të pesë herë fituesit të Topit të Artë, mposhti 5:0 si mysafirë Sporting Gijonin, duke marrë pikët e plota në xhiron e pestë të La Ligës pas barazimit me Atleticon në mesjavë.

Golat për katalunasit i shënuan Luis Suarez (29’), Rafinha (32’), Neymar (81 dhe 88’) dhe Arda Turan (85’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka rrëmbyer pozitën e parë në La Liga dhe ka pikë të barabarta me Real Madridin, që sonte e zhvillon ndeshjen si mysafirë me Las Palmas. /Insajderi.com