Barcelona ‘shkel’ Real Betisin [Video]

Barcelona ‘shkel’ Real Betisin [Video]

Barcelona e ka shijuar fitoren e parë në sezonin 2019/20 në La Liga, pasi e ka mposhtur me shumë spektakël Real Betisin me rezultat 5:2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Nabil Fekir në minutën e 15-të nga asistimi që pranoi prej Loren.

Por, katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Antoine Griezmann shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës, pas asistimit që mori nga Sergio Roberto.

Pjesa e dytë ishte e gjitha e dominuar nga katalonasit, derisa sulmuesi francez realizoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 50-të, e që Roberto sërish ishte asistuesi.

https://www.youtube.com/watch?v=FscT94RYEcA

Gjashtë minuta më vonë, Charles Perez shënoi golin e tretë për katalunasit nga asistimi që pranoi prej Nelson Semedos. Në listën e realizatorëve u fut edhe Jordi Alba që shënoi gol të bukur në minutën e 60-të.

Arturo Vidal u fut në vend të Sergio Busquetsit në minutën e 74-të, për të realizuar tre minuta më vonë një gol fantastik për Barcelonën.

E gjitha çfarë Betisi arrit në fund të bënte ishte ta ngushtonte epërsinë e katalunasëve në 5-2 me anë të Loren (79’).

Pas javës së dytë, Barcelona ka arritur të arkëtojë katër pikë, ndërsa Sevilla dhe Atletico Madridi janë aktualisht dy skuadrat që kanë pikët e plota (6 pikë).