Barcelona udhëton për përmbysje, PSG vs Barcelona – formacionet

Barcelona udhëton për përmbysje, PSG vs Barcelona – formacionet

Sonte në mbrëmje në orën 21:00, luhet ndeshja PSG-Barcelona, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligë së Kampionëve, njofton Insajderi.

Barcelona vjen pas humbjes së turpshme 4-1, duke kërkuar të bëjë një “remuntada” e cila duket pothuajse e pamundur për ekipin e Koeman, por që historia ka treguar të kundërtën.

Pothuajse e njëjta situatë ka ndodhur në vitin 2017, ku Barcelona e drejtuar nga spanjolli, Luis Enrique do të bënte një ndër përmbysjet më spektakolare në historinë e futbollit, duke fituar ndeshjen me rezultatin 6-1 e cila vinte nga një humbje 0-4 nga ndeshja e parë.

Sonte edhe nën syrin e presidentit të ri, Joan Laporta, djemtë e Koeman do kërkojnë të shkruajnë historinë për herë të dytë. Tre dhëmbshi i sulmit Messi-Grizmann-Dembele duhet të japin maksimumin sonte ndaj parizienëve të cilët nuk vijnë për të luajtur në mbrojtje.

Për sa i përket PSG-së, trajneri Pochettino, i ka besuar rapartin ofensiv, Mbappe-së, Draxler-it dhe Icard-it.

PSG: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Paredes, Gana Gueye; Draxler, Verratti, Mbappe; Icardi.

Barcelona: Ter Stegen; Lenglet, de Jong, Mingueza; Jordi Alba, Busquets, Pedri, Dest; Dembele, Griezamn, Messi. /Insajderi.com