
Barcelona ka arritur kualifikimin në 1/8-ve në Kupën e Mbretit, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Rayo Vallecano-n, njofton Insajderi.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytën ishte Vallecano që kaloi fillimisht në avantazh me Fran Garcia në minutën e 63-të.
Ishte Leo Messi, që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën 70-të, duke u rikthyer nga pezullimi me gol. 10 minuta me vonë, Frenki De Jong përmbysi rezultatin për Barcelonën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. /Insajderi.com