Klubi spanjoll, Barcelona, sonte do të takohet me Levanten, i cili është një ndër tre takimet vendimtare që do të zhvillojë ekipi katalunas për titull të La Ligas, shkruan Insajderi.
Takimi pritet të zhvillohet të martën me fillim nga ora 22:00.
Barcelona kthehet në fushë pas barazimit me Atletico Madridin, ndërsa Levante pas barazimit me Alaves.
Deri në fund të kampionatit spanjoll kanë mbetur edhe nga tri ndeshje për tu zhvilluar, ku Atletico Madrid udhëheq kreun me 77 pikë, dy më shume se Real Madridi që është në vendin e dytë me 75 pikë aq sa ka edhe edhe ekipi i Barcelonës.
Asnjë nga tri vendet e para nuk guxojnë që të bëjnë ndonjë hap të gabuar në luftën për titull. /Insajderi.com