Barcelona vs Eibar – formacionet zyrtare

Barcelona vs Eibar – formacionet zyrtare

Në javën e 16-të në La Liga, Barcelona pret në “Camp Nou” ekipin e Eibar, njofton Insajderi.

Aktualisht Barcelona zë vendin e gjashtë në renditje me 24 pikë, ku ka shënuar shtatë fitore, tri barazime dhe katër herë kanë shijuar disfatën, ndërsa Eibar ndodhet në vendin e 16-të në ligë me 15 pikë të grumbulluara.

Në pesë ndeshjet e fundit, “katalunasit” kanë arritur tri fitore, një barazim dhe një humbje, teksa mysafirët në pesë ndeshjet e fundit kanë shijuar vetëm një fitore, duke realizuar dy humbje dhe dy barazime.

Nikoqirët në këtë takim do të vuajnë mungesën e “pleshtit” argjentinas, Messi, ndërsa tekniku holandez Koeman ka vendosur të startojë takimin me Griezmann dhe Braithwaite në repartin e avancuar.

Ronald Koeman në këtë takim do të luajë me një formacion më ndryshe, me skemën 3-4-1-2, ndërsa në anën tjetër Jose Luis Mendilibar do të luajë me 4-2-3-1.

Drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë gjyqtari spanjoll Javier Alberola.

Barcelona: Ter Stergen. Dest, Araujo, Griezmann, Pjanic, Braithwaite, Lenglet, Pedri, De Jong, Junior, Mingueza.

Eibar:  Dmitrovic; Pozo, Burgos, Bigas, Rafa Soares; Kadzior, Sergio, Diop, Edu Expósito, Inui; Kike García. /Insajderi.com