Barella me kontratë të re dhe vendoset kapiten i dytë i Inter-it

Barella me kontratë të re dhe vendoset kapiten i dytë i Inter-it

Kapiteni i ardhshëm i Inter-it është praktikisht i vendosur, pas Samir Handanoviç do të jetë Nicolo Barella ai që do të mbajë shiritin e kapitenit, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, për këtë gjë drejtuesit ‘zikaltër’ kanë menduar që t’i zgjasin edhe kontratën mesfushorit 24 vjeçar italian i cili ka firmosur që në vitin 2019 një marrëveshje prej 2,5 milionë euro në sezon deri në vitin 2024.

Për të blinduar “diamantin” e tyre, drejtuesit e Inter-it kanë menduar t’ia rrisin pagën deri në 4,5 milionë euro në sezon. /Insajderi.com