Barnier: Edhe më tutje është e mundur marrëveshja për Brexit

Kryenegociatori i BE për Brexit Michel Barnier ka deklaruar se këtë javë është e mundur të arrihet marrëveshja për Brexitin me Britaninë e Madhe.

Barnier: Edhe më tutje është e mundur marrëveshja për Brexit

“Negociatat kanë qenë intensive fundjavën e kaluar dhe dje, edhe pse do të jetë shumë vështirë, marrëveshja është e mundur këtë javë”, ka thënë Barnier pas arritjes në Luksemburg në takim të shefave të diplomacisë së BE para samitit më 17 dhe 18 tetor.

Barnier ka thënë se është sfidë që propozimet britanike për çështjen e ndërlikuar të kufirit irlandez të futen në dokumentin detyrues.

“Është koha e fundit që qëllimet e mira të shndërrohen në një tekst ligjor”, ka thënë kryenegociatori i BE për Brexit.

Dalja e Britanisë së Madhe nga anëtarësimi i BE është planifikuar për 31 tetor./Insajderi.com.