Bartomeu: Messi duhet të pensionohet te Barça – nuk mund të lejoja largimin e tij

Bartomeu: Messi duhet të pensionohet te Barça – nuk mund të lejoja largimin e tij

Presidenti i Barcelonës, Josep Bortomeu, ka folur për herë të parë për situatën e Lionel Messi-t, duke thënë se ai nuk mund të lejonte largimin e argjentinasit nga klubi i Barcelonës.

“Si president, nuk do të hyj në asnjë konflikt me Messin – ai është kapiteni dhe lideri ynë. Ajo që është thënë, është thënë”, tha fillimisht Bartomeu për TV3, transmeton Insajderi.

“Nuk mund ta lejoja futbollistin më të mirë në botë që të largohej – skuadra ka nevojë për të, ai garanton sukses. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Duhet mbështetur skuadra dhe lojtarët”, shtoi ai.

“Duhet ta urojmë veten që Messi është akoma me ne. Ai është i kënaqur me projektin e Koeman. E rëndësishmja është se ai luan për Barcelonën, në shtëpinë e tij. Duam që ai të pensionohet te ky klub”, ka përfunduar drejtori i Barcelonës./Insajderi.com.