Klubi turk i futbollit Medipol Basaksehir njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e tij Okan Buruk, njofton Insajderi.
Basaksehir përmes një deklarate theksoi se klubi dhe menaxheri turk Buruk në mënyrë reciproke u dakorduan të ndërpresin bashkëpunimin.
Ish-mesfushori i Galatasaray dhe Inter Milan, Buruk drejtonte Basaksehir që nga sezoni 2019-20, duke e udhëhequr klubin e Stambollit drejt titullit të parë të kampionit ndonjëherë në Super Ligë në vitin 2020.
Basaksehir falënderoi Buruk dhe stafin e tij për përpjekjet që bënë drejt fitores së kampionatit turk sezonin e kaluar dhe i “uruan gjitha të mirat në karrierën e tij”.
Trajneri 47 vjeçar fitoi Kupën e Turqisë me Akhisarspor në sezonin 2017-18.
Në epokën e Burukut, Basaksehir u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2020-21.
Por ekipi i Stambollit është eliminuar në fazën e grupeve në dhjetor pas ndeshjes me gjigantin francez Paris Saint-Germain, klubin gjerman RB Leipzig dhe klubin anglez Manchester United.
Këtë javë Basaksehir pësoi disfatë nga Trabzonspor 2:1 në Super Kupën Turke 2020 në Stadiumin Olimpik ‘Ataturk’ të Stambollit.
Basaksehir po përjeton një sezon të turbullt në Super Ligë. Ata kanë 24 pikë në javën e 20-të duke u radhitur në vendin e 15-të në renditje të udhëhequr nga rivalët e qytetit Besiktas, të cilët kanë grumbulluar 44 pikë. /Insajderi.com