FC Basel nuk ka lejuar ti ik talenti kosovar Lirik Vishi, të cilit do ti përfundonte kontrata më 30 qershor 2020.
19 vjeçarit i është ofruar kontratë dy vjeçare me klubin A të Basel, në të cilin ekip do të jetë deri në qershor 2022.
Vishi ka qenë pjesë e akademisë së Basel duke luajtur për U16, U17, U18 dhe së fundmi U21 para se të nënshkruante me ekipin e parë.
15 ndeshje i ka zhvilluar sivjet me Basel U21 ku ka shënuar një gol.
Edhe për kombëtaren e Zvicrës ka luajtur 3 ndeshje, por me gjeneratën U16 në vitin 2017-të.
Insajderi.com