Baseli nuk mendon blerjen e kartonit të Amir Abrashit por vetëm zgjatjen e huazimit

Baseli nuk mendon blerjen e kartonit të Amir Abrashit por vetëm zgjatjen e huazimit

Sezoni është mbyllur dhe tashmë është koha për të projektuar atë të ardhshmin. Klubi i Baselit ka njoftuar të gjithë opinionin sportiv dhe tifozët për strategjinë që do të ndjekin këtë verë me kontratat e lojtarëve, njofton Insajderi.

Në radhët e ekipit zviceran do të ketë ndryshime për sa i përket skuadrës së parë. Bazeli ndan rrugët me dy shqiptarë, Elis Isufi dhe Jozef Pukaj, të cilëve u skadon kontrata në fund të qershorit dhe nuk do të ketë një rinovim.

Ndërkohë klubi bën të qartë se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjeve për lojtarët e huazuar, ku bën pjesë edhe Amir Abrashi. Por situata me këtë të fundit ndryshon nga të huazuarit e tjerë. Bazeli e dëshiron në organikë, por nuk kërkon të shpenzojë. Për këtë arsye helvetët duket se po synojnë zgjatjen e rinovimit edhe për një tjetër sezon, ndërsa vetë klubi bën me dije se po vijojnë bisedimet me Frajburgun. /Insajderi.com