Bashkëshorti përdhunoi dhe vrau vajzën e tyre 6-vjeçare, 27-vjeçarja ndërron jetë nga trishtimi

Bashkëshorti përdhunoi dhe vrau vajzën e tyre 6-vjeçare, 27-vjeçarja ndërron jetë nga trishtimi

Një nënë është ndarë nga jeta 6 muaj pas vrasjes së vajzës së saj 6-vjeçare.

6-vjeçarja Veronika dyshohet të jetë përdhunuar dhe vrarë nga babai i saj, i cili e mbyti pasi kishte abuzuar me të.

Vajza e vogël e Anna Zubko-s u gjend e varur në një gardh me lodrën e saj të preferuar të lidhur pas qafës.

Për ngjarjen e rëndë i dyshuar kryesor është babai i saj, Yaroslav Oleinikov, i cili thuhet të këtë abuzuar me të për disa herë radhazi përpara se t’i merrte jetën dhe të braktiste trupin.

Anna nuk e mori kurrë veten nga tragjedia, ndërsa shumë sygjerojnë se ajo vdiq nga trishtimi. 27-vjeçarja u fut në depresion të rëndë dhe nuk shkoi asnjë herë të vizitohej pasi mori edhe një infeksion në mushkëri.

Djali i saj tre vjeçar, Ivan, u dërgua në jetimore ndërsa Oleinikov ndodhet në burg me akuzat për përdhunim dhe vrasje.