Bashkëshortja e ish shefit të Interpolit nuk e di se a është ai gjallë

Bashkëshortja e Meng Hongwei, ish presidentit të Interpolit i cili është arrestuar në Kinë, dhe kohë më parë është përjashtuar nga Partia Komuniste e Kinës, përsëri sot ka kërkuar nga organet e pushtetit kinez dëshmi se ai është ende gjallë.

Bashkëshortja e ish shefit të Interpolit nuk e di se a është ai gjallë

Ajo ka thënë se akuzat për korrupsion të cilat i pretendojnë zyrtarët kinez si arsye për përjashtim të tij nga partia janë “të paqarta dhe të pakonfirmuara”.

Meng është arrestuar në tetor të vitit të kaluar gjatë një vizite në Kinë.

Atëbotë ishte zëvendës i ministrit për siguri publike i Kinës. Bashkëshortja e ti dhe dy djemtë kanë mbetur në Francë.

Përjashtimi nga partia zakonisht është hapi i fundit para gjykimit, pretendon AP./Insajderi.com.