Bashkëshortja e policit gjendet e vdekur në makinën e tij patrulluese

Bashkëshortja e policit gjendet e vdekur në makinën e tij patrulluese

Gruaja e një oficeri të policisë në Miami u gjet e vdekur në makinën e patrullës së bashkëshortit të saj pasi ajo mbeti e bllokuar në vendin e pasmë gjatë një pasdite të rrëmujshme verore, konfirmon PEOPLE, transmeton Insajderi.

Clara Paulino, 56 vjeçare, u gjet e vdekur të premten nga burri dhe djali i saj menjëherë pas orës 5 pasdite. Në një pasdite kur temperaturat e zonës arritën mbi 33 gradë, ajo duket se ka mbetur e bllokuar në makinë në pamundësi për të kërkuar ndihmë.

“Ishte e tmerrshme. Është e tmerrshme, “- thotë Reyes. “Është për të ardhur keq që ju nuk mund të ndihmoni, por imagjinoni se çfarë lloj vdekjeje do të ishte”.

Reyes thotë se oficeri Aristides Paulino punon në ndërrimin e natës , dhe u kthye në shtëpi nga ndërrimi i tij dhe shkoi të flinte rreth mesditës. Kur u zgjua rreth orës 5 pasdite, ai gjeti celularin e gruas së tij në oborrin e pasmë, por nuk ishte në gjendje ta gjente atë, thotë Reyes.

“Kur u zgjua ai ishte në kërkim të gruas së tij. Djali i tij filloi të ndihmojë gjithashtu, dhe ai dhe djali i tij – djali, fillimisht – përfunduan duke e gjetur atë në sediljen e pasme të makinës së tij të policisë, ” – thotë ai. “Ai shkoi për të fjetur rreth mesditës, u zgjua në orën 5 të mëngjesit, kështu që në këtë periudhë, për çfarëdo arsye, ajo përfundoi në makinë”.

Oficeri Michael Vega thotë se makinat patrulluese si kjo e Paulino-s mund të hapen vetëm nga jashtë, dhe kanë ndarje që ndajnë pjesën e prapme nga e para, duke e bërë të pamundur që dikush brenda të ngjitet në sediljen e përparme. /Insajderi.com