Bashkimi Evropian do të blejë 100 milionë doza vaksinash anti-COVID

Bashkimi Evropian do të blejë 100 milionë doza vaksinash anti-COVID

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se do të blejë një shtesë prej 100 milionë dozash të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, me çka numri i përgjithshëm i dozave të blera të vaksinës do të arrijë në 300 milionë, transmeton Insajderi.

“Vendosëm të marrim një shtesë prej 100 milionë dozash të vaksinës BioNTech/Pfizer, e cila tashmë po përdoret për të vaksinuar njerëzit në mbarë BE-në”, njoftoi në tëitter kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo shtoi se BE-ja do të ketë 300 milionë doza të vaksinës së miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) më 22 dhjetor.

“Më shumë vaksina do të pasojnë”, shtoi von der Leyen.

BE ka arritur marrëveshje me gjashtë kompani që kanë kryer deri më tani studime “premtuese” të vaksinave dhe ka vendosur të blejë rreth 2 miliardë doza të vaksinës, përfshirë 300 milionë nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Blloku evropian po ashtu nënshkroi kontrata me kompanitë Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi-GlaxoSmithKline.

EMA, një agjenci e BE-së që autorizon përdorimin e ilaçeve në të gjitha vendet anëtare, deri më 6 janar pritet të përfundojë rishqyrtimin e saj të vaksinës Moderna. /Insajderi.com