Komisioni gjeti se Qualcomm kishte shitur çipet nën koston e Huawei dhe ZTE për të eliminuar konkurrencën. Strategjia funksionoi duke çimentuar lidershipin e Qualcomm në treg." />

Bashkimi Evropian gjobit Qualcomm

Bashkimi Evropian gjobit Qualcomm

Komisioni gjeti se Qualcomm kishte shitur çipet nën koston e Huawei dhe ZTE për të eliminuar konkurrencën. Strategjia funksionoi duke çimentuar lidershipin e Qualcomm në treg.

Menjëherë pas betejës së freskët me Apple, Qualcomm vazhdon të ketë probleme ligjore. Një hetim i Komisionit Evropian arriti në përfundimin se Qualcomm ka abuzuar me pozitat dominuese të çipeve 3G dhe duhet të ri paguajë 242 milionë euro gjobë.

Rasti i referohet viteve 2009-2011 kur Qualcomm ishte në konkurrencë me Nvidia për të krijuar çipe wireless më efikase.

Komisioni gjeti se Qualcomm kishte shitur çipet nën koston e Huawei dhe ZTE për të eliminuar konkurrencën. Strategjia funksionoi duke çimentuar lidershipin e Qualcomm në treg.

Për këtë kompania u gjobit me 1.27% të të ardhurave për 2018-ën. Kjo nuk është hera e parë që Komisioni gjobit Qualcomm. Vitin e kaluar e gjobiti me 997 milionë euro për abuzime të ngjashme me çipet 4G kësaj here.

Përpara kësaj Qualcomm ishte gjobitur edhe nga autoritetet Tajvaneze me 774 milionë dollarë. Aktualisht Qualcomm është në një betejë ligjore me Komisionin Federal Tregtar për praktika anti konkurruese.