Dy klauzolat më kontroverse janë Artikulli 11 dhe 13. Artikulli 11 thotë se motorët e kërkimit dhe platformat e grumbullimit të lajmeve duhet të paguajnë për përdorimin e l" />

Bashkimi Evropian miraton ligjet kontroverse të të drejtave të autorit

Bashkimi Evropian miraton ligjet kontroverse të të drejtave të autorit

Dy klauzolat më kontroverse janë Artikulli 11 dhe 13. Artikulli 11 thotë se motorët e kërkimit dhe platformat e grumbullimit të lajmeve duhet të paguajnë për përdorimin e lidhjeve nga uebsajtet e lajmeve.

Parlamenti Evropian votoi në favor të ligjeve kontroverse të të drejtave të autorit që kritikët thonë se do të ndryshojnë natyrën e internetit.

Rregullat e reja do të mbajnë përgjegjëse kompanitë për materialet e publikuar pa lejen e mbajtësit të të drejtave të autorit.

Shumë muzikanët dhe krijues thonë se rregullat e reja do të kompensojnë artistët në mënyrë të drejtë por të tjerët thonë se do të shkatërrojnë përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit.

Direktiva e të Drejtave të Autorit u mbështet nga 348 eurodeputetë përballë 278 kundër. Ligjet e të drejtave të autorit për herë të fundit ishin rishikuar në 2001.

Përpara se ligjet e reja të merrnin formën finale ato janë rishikuar dhe korrigjuar disa herë. Tashmë u mbetet vendeve anëtare për të aprovuar vendimin. Nëse e bëjnë, ata kanë dy vite ti implementojnë.

Dy klauzolat më kontroverse janë Artikulli 11 dhe 13. Artikulli 11 thotë se motorët e kërkimit dhe platformat e grumbullimit të lajmeve duhet të paguajnë për përdorimin e lidhjeve nga uebsajtet e lajmeve.

Artikulli 13 thotë se kompanitë teknologjike janë përgjegjëse për publikimin e materialeve pa një licencë nga autori i vërtetë i saj. Kjo do të thotë se lind nevoja për përdorimin e filtrave përpara se përmbajtja të ngarkohet.

Artikulli 13 nuk përfshin shërbimet e ruajtjes cloud. Gjithashtu memet janë përjashtuar nga direktiva.