Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione mbi Bjellorusinë për shkak të presidentit Aleksandër Lukashenko.
Lukashenko ka shtypur protestat e opozitës të cilat filluan në gusht të vitit të kaluar – pasi pushteti i Lukashenkos që daton nga viti 1994 pretendoi një fitore bindëse – diçka për të cilën opozita beson se “votimet u manipuluan”.
Këto sanksione lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut që sipas BE-së, Lukashenko po i ushtron.
Ndërsa, muajin e kaluar arrestoi një gazetar 26 vjeçar, Rman Pratasevich bashkë me të dashurën e ti.
Arrestimi besohej të jetë i planifikuar deri në zbritjen e detyrueshëm të aeroplanit në të cilin ishte gazetari kritikë i Lukashenkos.
Më pas “alarmi për bombë” doli të jetë i rremë.
Bashkimi Evropian nuk i ka njohur rezultatet e zgjedhjeve të gushtit në Bjellorusi.
Të njëjtën gjë se kanë bërë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, mbështetjen Lukashenko e merr nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. /Insajderi.com