Bashkimi ka mundur Golden Eagle Yllin pas vazhdimeve me rezultat 89:85 (20:19, 21:28, 16:12, 18:16, 14:10), në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.
Ndeshja ishte e baraspeshuar në çerekun e parë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, derisa përfundon 20:19. Lojë e baraspeshuar ishte edhe në periodën e dytë, megjithatë, në fund të kësaj pjesë me një seri prej 0:7, therandasit mbyllin pjesën e parë në të mirë të tyre 41:47.
Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në periodën e tretë, 16:12, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:59. Në 10 minutat e fundit, Bashkimi kishte epërsi deri në gjashtë pikë, por me pas Ylli e rikthen epërsinë në tre pikë. Një gjuajtje e Musab Malës, nënta sekonda para fundit, bën që ndeshja të shkojë në vazhdime. E, në vazhdime, Bashkimi ishte më i mirë dhe fiton 89:85.
Te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 32 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Musab Mala me 21 pikë, Julian Hamati me 14 pikë e 15 kërcime dhe Shaq Carter me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 26 pikë, Cody John me 20 pikë dhe Griffin Rame me 16.
Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe pesë humbje./Insajderi.com