Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 92:83 (19:33, 25:11, 27:6, 21:23), në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 92:83 (19:33, 25:11, 27:6, 21:23), në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Pejanët dominuan në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 19:33. Por, vendasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë rikthehen. Prizrenasit fituan periudhën e dytë 25:21, duke shkuar në pushim me shifrat 44:54.
Rikthimi i madh i Bashkimit ndodhi në periodën e tretë, duke qenë dominues ndaj pejanëve, 27:6, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:60. Në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe Bashkimi triumfoi në fund me rezultat 92:83.
Te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 22 pikë, Shaq Carter me 22 pikë e 13 kërcime, Julian Hamati me 18 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 21 pikë e gjashtë asistime, kurse te Peja më i miri ishte Dion Dixon me 31 pikë, derisa munguan dyshja Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi.
Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe katër humbje. /Insajderi.com