Bashkimi mposht rivalët e qytetit, siguron finalen e kupës

Bashkimi mposht rivalët e qytetit, siguron finalen e kupës

Të premten mbrëma, në palestrën “13 Qershori” të Suharekës, Bashkimi nga Prizreni ka mposhtur ekipin nga po i njëjti qytet, Ponte Prizrenin, me rezultat 87:82, njofton Insajderi.

Gjatë gjithë kohës, ndeshja ishte e barabartë, por në fund më këmbëngulës në fitore u tregua Bashkimi, duke fituar me vetëm pesë pikë diferencë.

Çereku i parë i takimit u mbyll me rezultat 23:18 për bashkimin, ndërsa e tërë pjesa e parë u mbyll me rezultat 45:36 për Bashkimin.

Pjesa e dytë filloi me sulme të pandërprera të Ponte Prizrenit, duke e fituar çerekun e tretë të takimit me 21:20, ndërsa pas 30 minutash lojë, rezultati foltë në favor të Bashkimit me shifrat 65:57.

Në çerekun e katërt, Ponte Prizreni filloi një seri prej 15:2, duke kaluar në epërsi prej 67:72. Epërsi që nuk arrit ta mbante deri në fund, pasi rezultati përfundimtar pas 40 minutash lojë, tregonte 87:82 në favor të Bashkimit.

Kështu, me këtë fitore Bashkimi ka kaluar në finale, ku e pret Prishtina e cila në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ka mposhtu Rahovecin.

Finalja e kupës së Kosovës në basketboll zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. /Insajderi.com