Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 83:74 (21:20, 25:12, 13:23, 24:19), në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës, njofton Insajderi.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa kjo pjesë përfundon 21:20. Në periudhën e dytë, vendasit janë bindshëm më të mirë, si në sulm, po ashtu edhe në mbrojtje, duke fituar këtë pjesë 25:12, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me shifrat 46:32.
Bardhekaltrit kundërpërgjigjën në periudhën e tretë 13:23, duke mos u dorëzuar dhe për të kërkuar fitoren në 10 minutat e fundit, pork jo nuk ndodhi, pasi prizrenasit ishin më të mirë në periodën e fundit 24:19, dhe triumfuan në fund 83:74.
Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime dhe Julian Hamati me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët në parket ishin Daniel Lekndreaj me 21 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 17 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime dhe Arian Qallaku me 19 pikë.
Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje. /Insajderi.com