Bashkimi mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Bashkimi mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 86:97 (18:20, 27:27, 25:25, 16:25), në kuadër të xhiros së dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketball, njofton Insajderi.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, derisa përfundon 18:20 në të mirë të mysafirëve. Perioda e dytë dhe e tretë ishte tërësisht e barabartë 27:27 dhe 25:25, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:72. 10 minutat e fundit ishin vendimtarë. Prizrenasit fituan 16:25 dhe triumfuan 86:97.

Christopher Hortman ishte më i dalluari te Vëllaznimi me 35 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Bashkimi më të dalluarit ishin Musab Mala me 29 pikë e shtatë asistime, Shazville Carter me 20 pikë e 14 kërcime, Sean Hoehn me 21 pikë e 12 asistime dhe Julian Hamati me 24 pikë e 10 kërcime.

Vëllaznimi ka tri fitore dhe shtatë humbje, kurse Bashkimi pesë fitore dhe pesë humbje. /Insajderi.com