Basketboll: Trepça emëron trajner turkun Serhat Sehit

Basketboll: Trepça emëron trajner turkun Serhat Sehit

Klubi basketbollistik i Prince Caffe Superligës nga qyteti i Mitrovicës, “Trepça”, ka lidhur kontratë me trajnerin nga Turqia Serhat Sehit si trajner kryesor i ekipit, njofton Insajderi.

Në një njoftim në rrjetet sociale të klubit mitrovicas, bëhet e ditur se kryesia e këtij klubi e ka marrë këtë vendim “pas sfidave të paraqitura në aspektin e rezultateve në parket”, duke ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm Neven Plantak.

“Në krye të shtabit teknik klubi ka angazhuar trajnerin turk Serhat Sehit i cili do ta udhëheqë ekipin deri në përfundim të sezonit. Serhat Sehit në supet e veta mbartë përvojë si ndihmës-trajner i kombëtares A të Turqisë si dhe ka udhëhequr ekipe në ligën e parë turke”, shkruan në njoftim.

Me kryetrajnerin turk Serhat Sehit kryesia e klubit thotë se do të përballen me sfidat “dhe të bashkuar do t’i tejkalojnë ato”.

“Trepça”, e cila është e fundit në tabelë me 12 pikë, së fundmi ka bërë ndryshime edhe duke sjellë lojtarë të rinj në ekip, marrë parasysh se ata në këtë stinor kanë vetëm dy fitore dhe tetë humbje.

Ekipi i tifozëve “Torcidat”, një nga klubet më të vjetra në Kosovë, deri më tani ka fituar tri Kampionate Kombëtare dhe katër Kupa të Basketbollit të Kosovës. /Insajderi.com