Basketbollistet e Kosovës kalojnë në gjysëmfinale, përballen me Irlandën

Basketbollistet e Kosovës kalojnë në gjysëmfinale, përballen me Irlandën

Kosova A e femrave ka siguruar kualifikimin në gjysëfinalen e Kampionatit Evropian në basketboll për shtet e vogla, shkruan Insajderi.

Luksemburgu ka mundur Qipron me rezultat të thellë 90:60, duke bërë që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup.

Luksemburgu gjendet në vendin e parë me katër pikë, Kosova e dyta me tri pikë, kurse Qipro e fundit me dy pikë.

Në gjysëfinale, tani basketbollistet kosovare do të përballen me Irlandën të shtunën.

Kjo është hera e parë që Kosova A luan në gara ndërkombëtare./Insajderi.com