
Ekipi i NBA-së amerikane Utah Jazz ka angazhuar lojtarin turk Ersan Ilyasova, njofton Insajderi.
“Utah Jazz njofton se ekipi ka nënshkruar me lojtarin Ersan Ilyasova”, theksohet në njoftimin e ekipit.
Më pas thuhet se Ilyasova do të mbajë numrin 77 në fanellë.
Ndërkohë, 33-vjeçari ka luajtur për ekipe të shumta në NBA, përfshirë Milwaukee Bucks, Philadelphia 76ers, Atlanta Hawks, Detroit Pistons, Oklahoma City Thunder dhe Orlando Magic.
Në karrierën e tij 12-vjeçare në NBA, Ilyasova shumicën e kohës e kaloi me Milwaukee (2006-07, 2009-15, 2018-20).
Në 808 ndeshje të NBA-së, Ilyasova ka një mesatare prej 10.3 pikë dhe 5.7 kërcime. /Insajderi.com