Basketbollistja që është bërë yll në internet

Basketbollistja që është bërë yll në internet

Shkathtësitë individuale të basketbollistëve në driblim të topit shpesh përhapen me shpejtësi të dritës në internet, meqë janë interesante për të gjithë.

Madje, shumë prej nesh kemi parë se disa nga dribluesit më të mirë të topit as nuk janë basketbollistë profesionistë, por njerëz që luajnë 3×3, ose thjesht ushtrojnë driblim në beton, në fusha të hapura dhe bëjnë magji me top.

Një dribluese e tillë kohëve të fundit është bërë hit në internet, për shkak të shkathtësive të saj, por jo vetëm.

Është një nga ato video të rralla ku një basketbolliste e veshur me shami paraqitet në publik dhe realizon një video të këtillë, që është realizuar në Boston dhe në të shihet një basketbolliste e ekipit kombëtar të Somalisë, raporton Insporti.

Nëse është shamia e mbulesa, patikat Vans, apo thjesht aftësia e saj për driblim, që e bën këtë video të veçantë, është vështirë të thuhet por tashmë gati gjysmë milioni njerëz e kan shikuar këtë video dhe shkathtësitë e basketbollistes Jamad Fiin.Për të parë videon Klikoni KËTU