Bastisje në një kampus në Hong Kong, dyshohet se atje përgatiten koktej Mollotovi

Policia e Hong Kongut ka kumtuar se kanë kryer një bastisje në një kampus universitar, sepse dyshohet se aty po prodhohen koktej Mollotivi të cilat protestuesit i gjuajnë në polici në protesta.

Bastisje në një kampus në Hong Kong, dyshohet se atje përgatiten koktej Mollotovi

Shumica e kanë kritikuar policinë për shkak të hyrjes në Universitetin Kinez në Hong Kong, duke e quajtur këtë sulm në arsim të lartë dhe shenjë e ashpërsimit të marrëdhënieve në mes të policisë dhe publikut.

Zëdhënësi i policisë Tse Chung-Chung ka thënë se aksioni është ndërmarr pasi policia e cila e ruante urën e këmbësorëve në afërsi të kampusit u sulmua.

Ai ka thënë se dyshojnë se protestuesit po mblidhen në kampus në mënyrë që aty t’i përgatitin koktejet e Mollotovit.

“Askund në Hong Kong nuk ka vend pa ligj. Asnjë arsyetim e as motive politike nuk mund të arsyetojnë këtë marrëzi”, ka thënë Tse dhe ka shtuar se policia do t’i ndjekë gjithë ata cilët e shkelin ligjin, kudo që ata të tentojnë të fshihen./Insajderi.com.