Bastoret tallen me ndeshjen Islandë – Kosovë (Foto)

Bastoret tallen me ndeshjen Islandë – Kosovë (Foto)

Islanda është favorite e padiskutueshme kundër Kosovës.

Islanda dhe Kosova do të përballen sonte në ndeshjen e fundit të Grupit I të eliminatoreve për Botërorin e Rusisë.

Kosova, që nuk ka arritur asnjë fitore në këto eliminatore, duke pësuar tetë humbje nga nëntë takime, është autsajder që të pësojë edhe humbjen e nëntë.

Sipas bastoreve sportive, fitorja e Kosovës shkon deri në kuotën e (31.00) ndërsa ajo e vendasve vetëm (1.10).

Ndeshja mes Islandës dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45, të cilët kanë mundësi të shkojnë direkt në Botërorin e Rusisë pas gabimeve fatale të Kroacisë./Express/