Pas 11 gjirove të zhvilluara në Superligë, Llapi gjendet në pozitën e shtatë në tabelë, me 12 pikë të grumbulluara.
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, faji është duke ja lënë fushës jo të mirë në të cilën po i zhvillojnë ndeshjet ne Merdare, përcjell Insajderi.com.
Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai ndër të tjera, ka shkuar se rezultatet pozitive do vijnë së shpejti në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
“Edhe pse jemi duke vuajtur për rezultate pozitive si vendas shkaku i fushës jo të mirë në Merdare, së shpejti do të ndjejmë kënaqësinë, lojën e bukur, atraktivitetin dhe rezultatet pozitive së bashku lojtarët, stafi dhe tifozët në fushën “Zahir Pajaziti ARENA”, shkroi Batanina, në Facebook.
Postimi i Tahir Batainës, në Facebook
Ky stadium ka pësuar mjaftë ndryshime viteve të fundit, ndërsa këtë sezonë është bërë heqja e barit sintetik dhe mbjellja e barit natyral.
Sa do e ndihmojë ky stadium, ekipin nga Podujeva për të arkëtuar pikët e plota, mbetet të shihet.
Objektiv i Llapit edhe këtë sezonë mbetet dalja në garat evropiane dhe kreu i tabelës.
Sezonën e kaluar, e kishin mbyllyr me dy trofe, pasi dolën kampionë të Kupës së Kosovës dhe Superkupës./Insajderi.com